Mehmet Krasniqi shpallet i pafajshëm

Kronika May 19, 2017 - 16:10

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Obiliqit, Mehmet Krasniqi është shpallur i pafajshëm.

Në këtë proces gjyqësor ish-kryetari i Obiliqit, Mehmet Krasniqi, akuzohej për “Keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar” në periudhën e viteve 2012-2013, kur u realizuan projekte për asfaltimin e disa rrugëve në komunën që e drejtonte. Për keqpërdorim të detyrës zyrtare ngarkohet edhe Haki Raqi, Xhavit Krasniqi, Nazmi Gashi, Ramadan Hashani, Bajram Paloji, Azem Spanca dhe Altin Preniqi. Prokuroria për veprën penale të mashtrimit i akuzon Emir Sopjanin, Sami Kadriun, Bujar Alidemën dhe Shpend Kelmendin, si dhe përsëri Basri Kqikun, ndërsa për mashtrim në detyrë Hasnije Dushin si dhe Haki Raqin.