Varrimi i Agim Kikajt bëhet sot në orën 17:00

Kronika May 19, 2017 - 11:03

Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së Agim Kikajt, i cili u nda nga jeta një natë më parë.

Kjo mbledhje mbahet në orën 15:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Ndërkaq, varrimi i tij bëhet në ora 17:00 në Fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës.