Përfshihet nga flaka një banesë në Elbasan

Kronika April 19, 2017 - 13:06

Një banesë në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët në paraditen e sotme.

Sipas policisë, shkaku i rënies së zjarrit në banesë nga shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa një e moshuar ka mbetur e asfiksuar.

Në banesë në momentin e rënies së zjarrit ndodhej vetëm e moshuara, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./TopChannel