Vdes tragjikisht një nëntëvjeçare në Mitrovicë

Kronika March 29, 2017 - 14:22

Një vajzë nëntëvjeçare e ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Mitrovicë  pasiqë është zënë nga dyert e hekurta të oborrit të shtëpisë, njofton Klan Kosova.

Vajza ka qenë tek dyert e oborrit, kur është zënë nga dyert lëvizëse, të hekurta.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën  zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ajo është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku edhe është konstatuar vdekja e saj.