Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Kronika March 17, 2017 - 18:23
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri në lagjen Mati 1.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kurse armët e zjarrit janë përdorur pas një përleshje fizike mes tre personave.

Të lënduar kanë mbetur D.K 20 vjeçar i plagosur në këmbë, S.M 41 vjeçar i  lënduar me shufër hekuri në kokë, dhe D.K me lëndime të lehta fizike.

“Afër vendit të ngjarjes kanë qenë tre zyrtarë policor, të cilët pasi kanë dëgjuar të shtënat, kanë reaguar shumë shpejt dhe në vend të ngjarjes dhe kanë arrit të ndalojnë përleshjen duke neutralizuar personat e përfshirë në rast. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha ekipet e nevojshme policore të cilat po punojnë në  për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.