Policia jep detaje për rastin e djegies së veturave (FOTO)

Kronika February 21, 2017 - 10:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se 11 vetura janë dëmtuar nga ndezja e kontejnerëve në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

“Në ora 03:35, në lagjen Dardania në Prishtinë, respektivisht në një parking afër rrugës “Lekë Dukagjini”, e kemi marrë informatën për një rast zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas hetimit fillestar dyshohet se nga ndezja e mbeturinave është shkaktuar zjarri, i cili ka përfshirë 11 automjete, 4 prej të cilave janë dëmtuar pothuajse tërësisht.

Zjarri është lokalizuar në ora 04:35 dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit.

Image

Image

Image

Image