Në Drenas asgjësohen produkte me data të ndryshuara

Kronika February 16, 2017 - 14:01

Komuna e Drenasit ka njoftuar përmes një komunikate se ka asgjësuar disa produkte që u janë ndërruar datat e prodhimit.

Në komunikatë thuhet se produktet janë me prejardhje nga Truqia, dhe në këtë aksion janë bërë kontrolle që kanë rezultuar se këto produkte janë të dyshimta dhe duhet të largohen nga qarkullimi.

Kjo është komunikata e plotë:

Njoftohen qytetarët e Komunës së Drenasit se Drejtoria për Inspeksion konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore për shkak të qarkullimit në treg të disa produkteve nga  prodhuesit “Baëella” me prejardhje nga Turqia, cilat janë me data të ndryshuara dhe të dyshimta .

Në këtë aksion është  bërë kontrollë sanitare rreth artikujve ushqimorë dhe atyre higjenik  në të gjitha lokalet afariste në Komunen e Drenasit dhe në këtë rast është bërë edhe largimi e asgjësimi i artikujve ushqimorë dhe higjenik  me afat të skaduar.

Ndërkaq gjatë këtyre inspektimeve shuma e artikujve të konfiskuar  është në vlerë prej 291,76 €.

Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontrollë kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë do të merren masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosoves në fuqi, me nr. 2003/22 .

Kërkojmë nga qytetarët e Komunes së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmrojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.