Atentat në Vlorë, vritet 35-vjeçari

Kronika January 15, 2017 - 20:02

Një person ka mbetur i vrarë në një atentat të ndodhur pak minuta më parë në Vlorë. Viktima është RefikTorre 32 vjeç. Ai është qëlluar teksa po lëvizte me një makinë tip fuoristradë në zonën e Skelës.

Policia njoftoi se atentati ndodhi  orës 17:57, në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregëtisë”. Viktima mori 4 plumba. Autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në venndgjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit. Lapsi.al mësoi se viktima ka të shkuar kriminale. /Lapsi