Serbia i cakton 30 ditë paraburgim Nehat Thaçit

Kronika September 30, 2016 - 22:24

Pas seancës së mbajtur në orët e pasdites Gjykata e Nishit ka vendosur të caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditësh për nënkolonelin Nehat Thaçi.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i prokurorisë Vlladimir Stojanoviq.

Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të ënjten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm.