Ja arsyet pse duhet të hani dredhëza

Jetë January 22, 2018 - 08:46

Dredhëzat janë shumë të shijshme që shumica prej nesh i preferojnë, por në shumicën e rasteve i duam në sallatë frutash, në ëmbëlsira apo të zhytura në krem ose në çokollatë.

Mirëpo ngrënia e tyre kur janë të freskëta sjellin shumë dobi për shëndetin tonë.

Në vazhdim "Zëri", ju paraqet disa nga arsyet pse duhet të hani rregullisht dredhëza.

Ju ndihmojnë të humbni peshë

Nëse doni t’i largoni kilogramët e tepërt para se të shkoni në plazh, dredhëzat mund të ndihmojnë në këtë aspekt. Këto fruta përmbajnë antocianinë, e cila ndihmon në djegien e yndyrës sepse trupi e përdor atë si lëndë djegëse.

Studimet kanë treguar se antocianina gjithashtu në mënyrë të favorshme ndikon në kujtesën afatshkurtër.

Kanë veti antikancer dhe antialergjike

Është dëshmuar se dredhëzat kanë efekt antikancer. Këto fruta janë të pasura me flavonoide, të cilat luftojnë me qelizat e kancerit dhe gjithashtu pengojnë aftësinë e tyre për t’u shumuar, përcjell "Zëri".

Përveç kësaj, acidet fenolike nga dredhëzat kanë veti antialergjike, që do të thotë se ndihmojnë për t’i zvogëluar proceset biokimike që janë të lidhur me reaksione alergjike.

Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak

Edhe pse ka pasur dyshime të caktuara që njerëzit me sheqer të lartë të gjakut duhet të hanë dredhëza ose jo, një studim i kohëve të fundit ka treguar se këto fruta në fakt e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, edhe 130 gramë dredhëza të freskëta do të reduktojë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak.

LEXO EDHE: Si të përballoni grindjen e parë në çift?

Ngadalësojnë plakjen

Dredhëzat janë shumë të pasura me antioksidues. Pra, ato radhiten në vendin e katërt për nga lista e ushqimeve me përqendrim më të lartë të antioksiduesve.

Ato janë të rëndësishme për trupin tonë, sepse e mbrojnë trupin nga radikalet e lira, të cilat nuk janë vetëm sfiduesit e shumë sëmundje, por përshpejtojnë plakjen e lëkurës. /ZËRI/