Si të përballoni grindjen e parë në çift?

Lifestyle January 22, 2018 - 08:40

Lumturia juaj nuk kishte skaj kur më në fund u bëtë çift, por kur erdhi deri te konflikti i parë verbal u gjende në një situatë plotësisht të re, të papërjetuar më parë.

Nuk ka djalë apo vajzë që nuk janë grindur, pasi që në secilën lidhje natyrisht herëdokur do të vijë deri te konflikti dhe grindja, transmeton "Zeri.info".

Edhe pse nuk janë aspak të këndshme, ekspertët pohojnë se grindjet në disa raste mund të jenë të dobishme pasi zgjidhin disa probleme.

Arti i grindjes

Më e rëndësishmja nga të gjitha është të mbizotëroni “artin e grindjes”, përkatësisht realizimin e grindjes së argumentuar. Para së gjithash, fol për ndjenjat tuaja, sqaroji të dashurës apo të dashurit çka të pengon dhe çka nuk të fle në zemër.

Vini në pah problemet të cilat shkaktojnë zemërimin tënd dhe tregoja këtë atij/asaj. Shumë djem në të vërtetë nuk ia vënë veshin asaj që ia ngre nervat femrës dhe e kundërta e për këtë asaj/atij sqaroni çka të mundon.

Dëgjoje çfarë thotë edhe pala tjetër

Nëse dëshiron lidhja juaj të zgjasë është e rëndësishme ta dëgjoni edhe palën tjetër. Kurrë nuk ka vetëm njëri të drejtë, ndërsa tjetri plotësisht gabim. Është e nevojshme që në të gjitha të gjeni kompromis, përcjell "Zëri".

Edhe suksesi i vogël kur të gjendeni në gjysmë të rrugës së lidhjes është sukses i madh. Me rastin e gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta përpiqu të jesh korrekt, “futuni” në lëkurën e të dashurës/të dashurit tuaj.

LEXO EDHE: Disa shenja se ju do vetëm për shtrat!

Në vrullin e konfliktit verbal dinë “të fluturojnë” shumë fjalë të shëmtuara e të pamenduara, prandaj është mirë të përqendroheni, ta kontrolloni veten dhe sa më parë të ndalesh para se të lëndosh të dashurin/të dashurën.

Thoni diçka pozitive

Me rastin e secilës kritikë përpiqu të thuash diçka pozitive, kështu që edhe kritika do të pranohet më lehtë. Gjithsesi përpiqu të shmangësh fjalët si “kurrë” apo “gjithmonë” dhe mundohu të mos përmendësh diçka nga e kaluara pasi që kjo vetëm mund të përkeqësojë gjërat.

Kurrë mos u mundo të nxitësh ndjenjën e fajtorit te partneri juaj, asgjë nuk do të arrish, ndërsa ai ose ajo vetëm që do të ndihet shumë keq. E dimë që në vrullin e grindjes është vështirë ta ruani gjakftohtësinë, por vlen të përpiqeni pasi nëse mundoheni do ta ruani edhe dashurinë tuaj. /ZËRI/