Kjo pikturë ka vlerë 100 milionë euro, ja pse

Kjo pikturë ka vlerë 100 milionë euro, ja pse

Kuriozitete April 25, 2024 - 13:39

Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt, që besohej e humbur për 100 vitet e fundit, do të dalë në ankand në Vjenë.

Ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me pikturën e papërfunduar, Portreti i Fraulein Lieser, të cilën Klimt e filloi në 1917 – një vit para vdekjes së tij.

Ka edhe debate se kush është gruaja në foto dhe çfarë ka ndodhur me pikturën gjatë epokës naziste.

Vlera e pikturës vlerësohet deri në 50 milionë euro megjithëse mund të ketë një çmim më të lartë.

Besohet se përshkruan një nga vajzat e Adolf ose Justus Lieser, të cilët ishin vëllezër nga një familje e pasur industrialistësh hebrenj.