Ish punëtorë e kombinatit “Sharr” në Han të Elezit paralajmërojnë protestë me 1 maj

Ekonomia April 29, 2016 - 13:25

Mbi një mijë punëtorë të ish kombinatit Sharr në Han të Elezit të cilët mbeten jashtë fabrikës ku kjo e fundit është privatizuar nga AKP-ja, do të protestojnë për festën e 1 Majit.

Këshilli Qendrorë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe shoqërisë aksionare ju kanë bërë thirrje të gjithë punëtorëve që të protestojnë më 1 Maj kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit për shkak se siç thonë ata privatizimit ilegal që ka ndodhur në këtë ndërmarrje, dhe ku mbi 1100 punëtorë i largoj dhunshëm u larguan nga vendet e punës edhe pse ishin aksionar.

Xhelajdin Lajqi kryetarë i këshillit Qendrorë për mbrojtjen e të punëtorëve dhe shoqërisë aksionarë ka thënë për “Zërin” se kanë prova të mjaftueshme kundër AKP-së, se ka shkelur të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtarë dhe ka bërë privatizim mbi privatizim.

“ KQMDSHA e mbështet forcën e argumenteve kundër AKP-së aktvendimin e ish gjykatës së lartë ekonomike të qarkut në Prishtinë të datës 12.06.1991, kjo gjykatë e lartcekur kombinatin “Sharr” me seli nga Hani i Elezit e transferoj prej ndërmarrjes shoqërore në shoqëri aksionare në emër të 1876 punëtorëve të kombinatit “Sharr” si kontribut pagues ishin vetë punëtorët me mbi 33 për qind të aksioneve” ka thënë ai. Protesta do të mbahet para ndërmarrjes.