Në maj takohen palët për kodin +383 (Video)

Ekonomia April 28, 2016 - 21:39

Në fillim të muajit maj, Kosova e Serbia do të takohen në kuadër të dialogut teknik për të diskutuar për kodin telefonik, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht.

Kështu kanë thënë për Tribuna Channel burime brenda ekipit negociator.

Ndërkohë, pala serbe po e kushtëzon pronësinë e kodit me funksionalizimin e 150 antenave ilegale të TeleKom Serbia në tërë territorin e Kosovës.

Kurse pala kosovare po insiston se për këtë çështje nuk është diskutuar në Bruksel, e as që do të bisedohet.

Edita Tahiri, ministre për Dialog, i ka thënë Tribuna Channel përmes telefonit se Serbia po vazhdon të shkel marrëveshjen.