UNDP dhe BE fillojnë iniciativën 2 milionëshe

Ekonomia July 13, 2018 - 11:38
UNDP dhe BE fillojnë iniciativën 2 milionëshe për tolerancën ndërmjet komuniteteve për trashëgimi kulturore.

Nën tinguj të muzikës dhe xhirime nga vendet e trashëgimisë në Kosovë, kinemaja Lumbardhi në Prizren ka pritur mysafirë të shumtë.

Të ftuarishin Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesja e Posaçme të BE-së, Ulrika Richardson, Koordinatorja e KB për zhvillim dhe Përfaqësuese Rezidente  e UNDP, Zëvendës Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport Burbuqe Bakija Deva, përfaqësues të korit diplomatik, udhëheqës fetar, partnerë vendor dhe ndërkombëtarë, kryetarë të komunave, përfaqësues të OJQ të cilët janë bashkuar për të nisur projektin e financuar nga BE “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse së trashëgimisë kulturore".

"Gjatë tërë vitit Evropa do të festojë trashëgiminë tonë të llojllojshme kulturore në nivel të BE-së, atë nacional, rajonal dhe në nivel lokal. Llojllojshmëria kulturore është një pjesë përbërëse e jetës dhe vlerave të Bashkimit Evropian. Shumë aktivitete të parapara në këtë projekt të financuar nga BE-ja do të synojnë afrimin e komuniteteve duke u bazuar në trashëgimi të përbashkët dhe zhvillimin e kapaciteteve vendore për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në veçanti angazhimin e grave dhe të rinjve”, tha Apostolova në fjalimin e saj hyrës.

Ulrika Richardson theksoi rëndësinë e projektit: “Me këtë projekt do të promovojmë angazhimin e shtuar të burrave dhe grave të reja në ruajtjen e arteve dhe zanateve dhe kështu të mundësojmë që trashëgimia kulturore në Kosovë të bëhet shtytës i dialogut ndërmjet komuniteteve dhe gjithëpërfshirje sociale".

Në fjalimin e saj Zëvendës Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija Deva shprehu mirënjohjen për përpjekjet dhe punën e shumë aktorëve në këtë fushë për të ruajtur trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Ky projekt do të implementohet në periudhën prej tetëmbëdhjetë muajsh nga i cili do të përfitojnë vendet kulturore dhe fetare në komuna të përzgjedhura në Kosovë. Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, falënderoi projektin për përzgjedhjen e kësaj komune si një nga përfituesit:

“Prizreni është si një puhizë e lehtë në botën e sotme të qyteteve identike dhe ruajtja dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore është një investim në ruajtjen e bashkëjetesës. Prandaj, ky projekt do të ketë mbështetjen e plotë të komunës së Prizrenit si dhe mbështetjen time personale”.