Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, 264 mijë euro kursime në banka (Dokument)

Ekonomia June 15, 2017 - 16:01

Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, po del të jetë njëri nga kursimtarët më të mëdhenj në Kosovë.

Me pagën e tij prej drejtori menaxhues në KEK ka kursyer më shumë se një çerek milioni euro.

Saktësisht Gjukaj ka nëpër banka të kursyera 264 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Në arsyetim Gjuka thotë se këto para i ka nga mëtidjet, paga dhe kursimet që nga koha kur ka hapur llogari bankare.

Nga kjo shumë që i ka të kursyera Gjukaj, 21,956 euro i ka të bashkëshortes.

LEXO EDHE: Agron Mustafa bleu banesë 250 mijë euro (DOKUMENT)

Në krahasim me vitin e kaluar Gjukaj ka rritur kursimet.

229 mijë euro ka pasur të kursyera vitin e kaluar Gjukaj, që i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Nga viti 2016, në vitin 2017 Gjuka ka kursyer mbi 30 mijë euro.

Image

Image