Agron Mustafa bleu banesë 250 mijë euro (DOKUMENT)

Ekonomia June 15, 2017 - 15:33

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, në formularët e deklarimit të pasurisë ka bërë të ditur se sivjet ka blerë banesë prej 216 metrash katror, e cila kushton hiç më pak se 250 mijë euro, shkruan portali “Zeri.info”.

Mustafa po ashtu ka deklaruar se në vitin 2011 ka blerë një lokal në vlerë prej 80 mijë euro dhe posedon një shtëpi me oborr të prindërve në vlerë prej gjysmë milioni euro.

LEXO EDHE: Pasuria e politikanëve kosovarë 300 milionë euro!

Ai po ashtu i ka deklaruar rreth 150 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale në vend, përderisa të hyrat mujore të tij dhe të bashkëshortes që i punon në telekom janë rreth 6500 euro. /Zëri/

Image

Image

Image

Image

Image