Shefja e USAID-it: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Foto:Laura Hasani

Shefja e USAID-it: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomia May 05, 2024 - 16:54

Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që vendi merr këtë lloj vlerësimi si shtet.

Vlerësimi i Kredisë është një tregues shumë i rëndësishëm që tregon aftësinë e një vendi për të shlyer borxhet e tij dhe merr parasysh qëndrueshmërinë e politikave fiskale, borxhin publik, deficitin, rritjen ekonomike, sektorin bankar dhe cilësinë e qeverisjes, ndër të tjera.

Shefja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID), Samanta Power, ka shkruar në platformën ‘X’, për këtë, duke e vlerësuar si moment historik dhe se do të tërheqë investime të huaja për Kosovën.

“Kohët e fundit, Kosova siguroi Fitch Ratings-in e saj të parë ndonjëherë, vlerësimi sovran i kreditit me mbështetje të USAID-id. Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të reduktojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, ka shkruar Samanta Power.

Ndryshe në raportin e publikuar më 19 prill, Fitch Ratings thekson veçanërisht besueshmërinë e politikave fiskale, stabilitetin dhe nivelin e ulët të borxhit publik, deficitin e ulët buxhetor dhe stabilitetin e sektorit bankar si arsyet kryesore që kanë mbështetur pozitivisht vlerësimin e tyre të kredisë për Kosova.