'Facebook' paditet për shpërndarje dhune

Bota July 11, 2016 - 16:36

Një grup i të drejtave nga Izraeli ka bërë të ditur se po e padit Facebook-un për shkak të sjelljes ndaj viktimave të sulmeve palestineze.

Grupi Shurat Hadin pretendon se rrjeti social e promovon punën e grupeve militante duke iu dhënë mundësinë për të shpërndarë dhunë.

LEXO EDHE: Etiopia ndalon mediat sociale për një arsye shumë interesante

Në këtë grup gjendet edhe familja e 28 vjeçarit Taylor Force, i cili ishte goditur për vdekje nga një sulmues palestinez kur ishte duke e vizituar Izraelin në mars të këtij viti.