Etiopia ndalon mediat sociale për një arsye shumë interesante

Auto&Tech July 11, 2016 - 15:39

Etiopia ka bllokuar të gjitha rrjetet sociale. Kjo ka ndodhur për shkak se testet pranuese për në universitet ishin publikuar online.

Qeveria ka thënë se kjo ndalesë ka për qëllim që studentët të fokusohen në mësim për provime dhe të mos hutohen duke lundruar nëpër rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.

Rrjetet sociale që janë mbyllur përkohësisht janë Facebook, Twitter, Instagram dhe Viber.

LEXO EDHE: Audi RS7 kundër dy super-veturave, Lamborghini Aventador Roadster dhe Porsche 911 Turbo S (VIDEO)

Këto media do të qëndrojnë të paqasshme për etiopianët për disa ditë, derisa testet pranuese për në universitet të kryehen, ka deklaruar Ministria e Arsimit.

“Kjo është një masë e përkohshme e cila do të zgjasë deri të mërkurën. Ka dëshmi se mediat sociale janë shpërqendrim për studentët”, ka thënë zëdhësi i kësaj ministrie.