Blinken: Individët që lehtësojnë migrimin e parregullt do të sanksionohen

Blinken: Individët që lehtësojnë migrimin e parregullt do të sanksionohen

Bota May 08, 2024 - 17:50

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar se Washingtoni do të sanksionojë te gjithe ata që lehtësojnë migrimin e parregullt, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një samiti për migracionin, në Guatemalë.

Ai kritikoi kryesisht fluturimet çarter që mbërrijnë në Nikaragua me emigrantë aziatikë dhe afrikanë, të destinuara për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Politika e re e kufizimit të vizave shënjestron individët që me vetëdije ofrojnë transport për personat që kërkojnë të migrojnë në mënyrë të parregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë fluturimet çarter që mbërrijnë në Nikaragua”, tha Blinkeni.

Për të rritur kontrollin në kufijtë e saj, dy ditë më parë, SHBA-ja vendosi kufizime të vizave për drejtuesit e kompanive kolumbiane që transportojnë migrantë nga deti, duke thënë se lëvizjet ishin para së gjithash të dizajnuara për të lehtësuar migrimin e parregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /oranews