SHBA, 6 të vdekur nga të shtënat me armë

Bota September 13, 2018 - 10:23
Lexo detajet

Sulmuesi vrau gruan dhe katër burra para se t’i merrte jetën vetës së tij në Bakersfield, Kaliforni. Policia deklaroi për Reuters se vrasjet nuk ishin të rastësishme, transmeton zeri.info

Gjashtë vetë u vranë gjatë një sulmi me armë në Bakersfield, Kaliforni, sipas zyrtarëve policor.

Një burrë dhe gruaja e tij erdhën në një qendër biznesi me kamion, ku më pas ai vrau dy burra dhe gruan e tij.

Pastaj i dyshuari u largua në një vend tjetër dhe vrau dy burra të tjerë.

Pas vjedhjes së një makine ku gjendej një grua me një fëmijë, i dyshuari u konfrontua me policinë dhe pastaj kreu vetëvrasje. Policia ende po heton motivet e këtyre vrasjeve.

Policia thotë se vrasjet ndodhën në një kohë të shkurtër dhe se vrasjet nuk ishin të rastit./Zeri