Shpërthim në Zimbabve, presidenti shpëton pa pësuar lëndime

Bota June 23, 2018 - 18:48
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangafwa ka shpëtuar pa pësuar lëndime, pas shpërthimit të një bombe, në qytetin Bulawayo.

Në videot e shfaqura, shihet se si një shpërthim ka ndodh në një stadium, në kohën kur presidenti po largohej nga skena, pasi i ishte adresuar mbështetësve të tij.

Televizioni shtetëror ka raportuar se presidenti nuk ka pësuar lëndime, por zëvendëspresidenti Kembo Mohadi ka pësuar një lëndim në këmbë.

Presidenti Mnangagwa ishte duke marrë pjesë në një tubim partiak, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 30 korrik. /Rel