Putin afër fitores derisa po vazhdojnë zgjedhjet në Rusi

Bota March 18, 2018 - 19:19

Rusët po votojnë në zgjedhjet presidenciale që pritet t’i dhënë Vladimir Putinit edhe një fitore të lehtë.

Sondazhet e nxjerrin Putinin me një mbështetje pret rreth 70 për qind.

Kjo do t’i jepte atij pushtetin duke e bëtë liderin me qëndrimin më të gjatë në Kremlin pas diktatorit sovjetik Josef Stalin.

Shumë votues e duan 65 vjeçarin Putin, ish-spiun i KGB’së pasi mendojnë se ai mbron interesat e vendit në botë, pavarësisht se kjo u kushton me konfrontim me Perëndimin.

Së fundi Rusia ashpërsoi raportet me Britaninë e Madhe pas dyshimeve se Moska helmoi agjentin rus.