Dhjetëra të plagosur nga shpërthimi në një spital në Tajlandë

Bota May 22, 2017 - 11:51
Njëzetekatër veta janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një spital në Bangkok.

Policia tajlandeze konfirmoi se shpërthimi ka ndodhur në spitalin Phramongkutklao, i popullarizuar për oficerët ushtarakë në pension.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Shpërthimi ndodh në përvjetorin e tretë të grushtshtetit ushtarak në Tajlandë.