Putini ia uron fitoren Trumpit

Bota November 09, 2016 - 10:16

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

Putini shpreson për punë të përbashkët në përmirësimin e marrëdhënieve ruse-amerikane.

Ndryshe, kandidati republikan, Donald Trump është zgjedhur president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka arritur të sigurojë votat e nevojshme elektorale.