Mustafa: Duhet të thellohet bashkëpunimi me EULEX-in

Aktuale June 17, 2016 - 14:31

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i votojnë dy projektligjet për vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se kanë kërkuar nga zyrtarët e BE-së që bashkëpunimi në sferën e drejtësisë të vazhdojë, por që të rritet niveli i përgjegjësive që do të marrin zyrtarët kosovarë.

“Ka pasur një prolongim të përgjigjes lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë. Jemi angazhuar që thellësisht ta trajtojmë këtë cështje së bashku me BE-në”.

“Ne kemi vlerësuar se EULEX duhet të mbetet edhe më tutje, në mënyrë që të vazhdojë me lëndët që i kanë mbetur. Por që po ashtu të thellojmë bashkëpunimin, për të forcuar drejtësinë në vend, shtetin ligjor”.

“Në emër të Qeverisë, ftoj Kuvendin e Kosovës që t’i votojë këto dy ligje dhe shpreh edhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në raport me këto dy ligje”.