Kushtëzimi i rrugës së Kosovës për në KiE, Musliu-Shoshi: Qëllimi i LVV-së, zhbërja e shtetit të Kosovës
Aktuale
May 08, 2024 - 15:29
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës është kushtëzuar.
Ajo ka bërë me dije se partia në pushtet nuk beson në shtetin e Kosovës.
Në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Musliu-Shoshi ka shkruar se LVV-ja është në pushtet për të realizuar qëllimin e saj kundër shtetit të Kosovës.
“Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë, sepse LVV nuk ka besu, as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm! Këtu janë me realizu qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës. Kaq, nuk pres më shumë!”, shkroi ajo.