Veseli-Opozitës: Jemi ulur me Millosheviqin, pse nuk po bisedoni me Thaçin e Mustafën!

Aktuale February 12, 2016 - 20:45

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se liderët e partive politike duhet ti përgjigjen pozitivisht kërkesës së presidentes së Republikës, Atifete Jahajga, për takimin e përbashkët, transmeton “Zeri.info”

Sipas tij, përfaqësuesit e Kosovës para 17 viteve ishin ulur në një tryezë edhe me Slobodan Milosheviqin.

“Jemi ulur në Rambuje me njerëz si Millosheviqi e tash “nuk ulna unë me Hashim Thacin e Isa Mustafën, për mu kjo nuk don logjikë. Secili e ka historinë e vet, krenarinë e vet, ka familje, duhet me pas fytyrë e mos mi fye njerzit”

“Presidentja po i fton në takim gjithë. Ne duhet të ulemi bashkërisht, të bisedojmë pasi është në interes të njerëzve. Por ajo çfarë duhet në këtë moment është shpejt të bëhet një kthim i cili ka të bëjë me rrugën institucionale”, është shprehur ai në emisionin “Debat” të RTK-së. /Zëri/