Mustafa: Osmani po përdor gjuhë të komunizmit të Enver Hoxhës, le ta provojë sa vota i merr pa LDK-në

Mustafa: Osmani po përdor gjuhë të komunizmit të Enver Hoxhës, le ta provojë sa vota i merr pa LDK-në

Aktuale December 02, 2020 - 21:30

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka konsideruar si gjuhë të komunizmit të Enver Hoxhës një status të shkruar në rrjetet sociale nga Vjosa Osmani.

Duke folur për një shkrim të saj pak ditë pasi ishte larguar nga anëtarsia e LDK-së, Mustafa ka thënë se gjuha e saj është “gjuhë e komunizmit të Enver Hoxhës” dhe që sipas tij nuk praktikohet në partinë e tij.

“Kjo është gjuhë e komunizmit të Enver Hoxhës, është gjuhë që ne nuk e praktikojmë si komunikim mes veti në LDK. Një njëri që i kemi dhënë përparësi maksimale dhe të shprehet me këtë gjuhë ndaj kryetarit të LDK-së dhe partisë, nuk e meriton të diskutohet për këtë dhe unë më së paku jam i interesuar të diskutoj për këtë”, ka thënë Mustafa, transmeton Zeri.info.

Ai ka sfiduar Osmanin që të garojë tani jashtë LDK-së, pasi sipas tij votat që ka marrë kanë qenë të partisë dhe jo të saj.

"Meqenëse se zonja Osmani qenka aq e fortë, aq e vlefshme, le ta provon veten tani, sepse gjithë ato vota janë të LDK-së, tani e ka radhën, mundësinë që të marrë vota të qytetarëve dhe të shohë se sa vota merr kur e ka besimin e LDK-së dhe kur nuk është pjesë e LDK-së”, ka shtuar kreu i LDK-së në emisionin “Rubikon”. /Zëri