Spahiu: 12 milionë në vit nga Kosova shkojnë në mediat e Tiranës

Aktuale October 23, 2018 - 20:07
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Publicisti i njohur nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me skandalin e fundit në Shqipëri ku u zbulua që një numër i madh figurash të njohura publike ishin financuar nga shteti grek.

Spahiu ka thënë që “historia përsëritet nëse nuk mësohet” duke iu referuar Komisionit të Pavarur për Media të Kosovës [KPM] dhe vendimit të saj [sic] për të lejuar që “12 milionë euro në vit nga tregu medial i Kosovës t’u shkojnë mediave të Tiranës”.

LEXO EDHE: Albena Reshitaj zyrtarizon dorëheqjen

Ai shton se kjo është arsyeja që televizionet e Shqipërisë ‘bëhen zëdhënëse të ndarjes së Kosovës.”

Ky është reagimi i tij i plotë në Facebook: Shikoni si u perseritet historia atyre qe nuk e mesojne ate. Shikoni si i financon Greqia mediet e Tiranes, kurse Komisioni i Pavarur per Media i Kosoves lejon qe 12.000.000 euro ne vit nga tregu medial i Kosoves t’u shkojne mediave te Tiranes qe financohen nga Qeveria Greke (dhe e Serbise natyrisht). Prandaj TV-te e Shqiperise behen zedhenese te ndarjes se Kosoves.

KPM e cila TV Mitrovicen e ka denuar me 1000 Euro gjobe, pse ne nje program njeoresh ne jave te minoritetit turk (te financuar nga OSBE) ka transmetuar nje spot muzikor pa lejen perkatese te Televizionit publik turk!! /Periskopi