Albena Reshitaj zyrtarizon dorëheqjen

Aktuale October 23, 2018 - 19:57
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga AKR-ja gjatë ditës së djeshme, raporton zeri.info.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Reshitaj, e cila në një bisedë për “Zëri.info” ka thënë se aktualisht nuk është pjesë e asnjë partie.

“Ka disa muaj që nuk jam aktive në këtë parti, mirëpo meqë ka qenë një mbledhje e kryesisë, unë dje kam dërguar edhe një dorëheqje me shkrim, pasi e kam vlerësuar të rëndësishme që ta dërgoj edhe një dorëheqje me shkrim”, ka deklaruar ajo.

Reshitaj më tej, ka thënë se angazhimi e saj politik do ta vazhdojë si këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kam pushuar aktivitetin tim politik prej kësaj partie dhe për momentin jam vetëm këshilltare e kryeministrit për disa fusha. Po mundohem ta jap kontributin tim në mënyrë profesionale. Nuk jam pjesë e asnjë partie politike, nuk di në të ardhmen se çka do të ndodhë, mirëpo për momentin jam fokusuar në këtë përgjegjësi që e kam marrë”, ka theksuar  ish-drejtuesja e ministrisë së mjedisit.

Nga pozita e ministres Reshitaj ishte dorëhequr rreth dy muaj më parë./Zeri