Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane” në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane” në Prishtinë

Aktuale April 26, 2024 - 11:12

Nga 29 prilli e deri më 17 maj ambasadat nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe Luksemburgu do të organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”.

Në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë bëhet e ditur se këtë vit do të organizohen më shumë se 35 ngjarje.

“Së bashku me partnerët tanë, këtë vit sërish do të organizojmë më shumë se 35 ngjarje, në mesin e të cilave ekspozita, koncerte, podcast-e shfaqje filmike, lexime, piknik të letërsisë, ligjërata dhe biseda, kurse gjuhe, një mbrëmje me karaoke dhe shumë të tjera”, thuhet në njoftim.

Ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës, si dhe i ngarkuari me punë i Luksemburgut do ta paraqesin programin më 29.04.2024, gjatë një konference për shtyp në zyrat e BE-së. /Zëri