Thaçi përplaset keq me Adriatik Kelmendin në emision: Je rrenc, shpifës, manipulator

Aktuale October 18, 2018 - 21:53
Lajmet e fundit nga vendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaci sonte pas 5 vitesh si mysafir në Rubikon ka folur rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. Por debatin e bëri shumë të zhurmshëm presidenti.

Teksa gazetari Adriatik  Kelmendi e pyeti rreth disa deklaratave, Thaci tha se nuk komenton deklarata të askujt, transmeton Periskopi.

Por Kelmendi ia kujtoi se dikur kishte folur rreth një deklarate të ish kryeministrit shqiptar, Sali Berishës, por të cilin nuk ia kishte përmendur kurrë emrin.

LEXO EDHE: Avdyli: Thaçi i rrezikshëm e manipulator

‘Ku po e di ti që e kam thënë për Sali Berishën. A ia kam përmend emrin. Tregoju njerëzve pse po rren, hajde pse po rren, pse po rren. Je tu rrejt. Po rren. Po rren,  po rren. Tregoju qytetarëve a e kam përmend Sali Berishën. Nuk është mirë që të flitet kështu pa fakte. Po bën Shpifje, manipulim. Je tu rrejt për llajka’’, ishin fjalët e presidentit i cili nuk dinte të ndalej duke akuzuar Kelmendin.

Në anën tjetër Adriatik Kelmendi mohonte dicka të tillë.

Sidoqoftë, debate përfundoi i qetë dhe ia shtrenguan duart  njëri-tjetrit./