Avdyli: Thaçi i rrezikshëm e manipulator

Aktuale October 18, 2018 - 21:51
Lajmet e fundit nga vendi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli e ka quajtur të rrezikshëm e manipulator presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Ai po ashtu për Thaçin ka deklaruar se vuan nga pasiguria psikologjike, raporton “Zëri.info”.

“Pas shikimit te intervistës së Hashim Thaqit në KTV, mund të konstatoj që ky njeri është i rrezikshëm, e manipulator. Vuan nga pasiguria psikologjike, gjuha e trupit false që shpesh e tradhëton. Mbetet jo tolerues ndaj fjalës së lirë, e shtremberues ekstrem i realitetit e jotransparent. Është bërë rob i projekteve të tij të deshtuara. Në momentin që zihet në rrenat e veta , akuzon e projekton gënjeshtarët te tjerët. Ky shpif dhe akuzon tjerët për shpifje. Edhe kur rren ,edhe kur mashtron , edhe kur manipulon të shikon në sy dhe e maskon me një buzëqeshje false. Ky beson që është qendra e botës e tërë njerzit jan dele që edhe mund të therren në raste”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

LEXO EDHE: Thaci përplaset keq me Adriatik Kelmendin në emision: Je rrenc, shpifës, manipulator

Tutje ai ka thënë që duhet mobilizim për ta larguar nga pozita e presidentit atë për arsye që është bërë i rrezikshëm për vendin sipas tij.

“Prandaj duhet bashkim e mobilizim q për ta larguar këte person psikologjikisht të paqendrueshëm nga pushteti sa nuk është bërë edhe më i rrezikshëm për vendin. Sot vendit i vijnë rreziqet nga brenda nga njerzë si HTh, jo nga jashtë”, ka shkruar tutje ai. /ZËRI