Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Aktuale April 25, 2024 - 20:26

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës për të trajtuar çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve, veçanërisht në Luginë.

Kamberi tha se kërkuan përmbushjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë, duke përfshirë integrimin e tyre në shoqëri dhe strukturat institucionale e publike.

“Po ashtu, insistuam në implementimin e marrëveshjeve të cilat i ka nënshkruar Beogradi me përfaqësuesit institucional e politik të Luginës së Preshevës dhe vendosjen e simetrisë për të garantuar të drejtat e shqiptarëve”.

“Faleminderit për përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit Kombëtar Shqiptarë sikurse edhe Flora Ferati-Sachsenmaierdhe të gjithë të përfshirët në këtë nismë të rëndësishme”, shkroi Kamberi.

Deputeti shqiptar bëri të ditur se takime mbajti edhe në Washington, New York e Bruksel.