Edi Rama uron Kosovën për ushtrinë

Aktuale October 18, 2018 - 17:24
Lajmet e fundit nga vendi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas miratimit të tri projektligjeve për shndërrimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri , në Kuvendin e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

“Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

LEXO EDHE: Prapaskenat e pakos ligjore për ushtrinë e Kosovës (Dokument)

Miratimi i këtyre tri projektligjeve në Kuvendin e Kosovës I hap rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës pas leximit të dytë pas disa javësh, raporton tutje “Zëri.info”.

Në votimin e këtyre projektligjeve kanë votuar mbi 100 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe në votim nuk ka marrë pjesë vetëm Lista Serbe. /ZËRI