Aktuale

Daçiq zbulon një pjesë të planit të tij kundër Kosovës

Daçiq zbulon një pjesë të planit të tij kundër Kosovës
26 shtator 2018 • 12 : 58

Lexo tjera detaje

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë i cili po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së ka treguar se çfarë po bënë atje kundër Kosovës.

Ai ka thënë se më së shumti i interesojnë takimet me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shumë mirë po shkojnë këto biseda” ka thënë ai. Sipas mediave serbe, Daçiq, përfaqësuesve të shteteve që e kanë njohur Kosovën, u ka kërkuar që ta tërheqin vendimin.

Ai ka shtuar po ashtu se “shumë shpejtë vetëm Prishtina dhe Tirana do të jenë ato që kanë njohur Kosovën”

Ndërsa duke e komentuar praninë e delegacionit të Kosovës në OKB, Daçiq ka dhënë versionin e tij se si pala kosovare ka hyrë në ndërtesë duke shtuar se pala kosovare atje ka hyrë nëpërmjet „njësisë për operacione paqësore e cila u ka lëshuar leje, por me të cilat nuk mund të hyjnë në sallë për takime“.

© zëri.info