Delawie: Politikanët që ndërhyjnë në drejtësi e qëllojnë në zemër të ardhmen e Kosovës

Aktuale September 25, 2018 - 11:17
Lexoni më shumë detaje

Të gjithë e dimë se sundimi i ligjit në Kosovë nuk është aq i fuqishëm sa mund ose sa do të duhej të jetë, veçanërisht në rastet që përfshijnë personat me ndikim politik. Kështu ka vlerësuar në një opinion të shkruar ekskluzivisht për gazetën “Zëri” ambasadori në largim i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

LEXO EDHE: Ëndrrat e mia për Kosovën

Sipas tij, Kosova i ka kaluar dhjetë vjetët e para të shtetësisë së saj duke ndërtuar një sistem bashkëkohor të drejtësisë dhe duke nxjerrë ligje solide që e vënë atë përpara shumë shteteve tjera evropiane, por institucionet e drejtësisë duhet të kryejnë punën më mirë dhe të përqendrohen në aplikimin dhe në zbatimin e njëtrajtshëm të ligjit për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve.

LEXO EDHE: Delawie: Kosova në kryqëzim kritik

“Ndërhyrja politike në sistemin e drejtësisë duhet të ndalojë. Politikanët që ndërhyjnë dhe gjyqtarët e prokurorët që e lejojnë këtë po e qëllojnë në zemër të ardhmen e vendit të tyre”, ka  shkruar mes tjerash i pari i SHBA-së në Kosovë në editorialin e botuar sot në “Zëri”.