Delawie: Kosova në kryqëzim kritik

Aktuale September 25, 2018 - 10:46
Lexoni më shumë detaje

Ambasadori në largim i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, në një editorial të shkruar për gazetën “Zëri” ka vlerësuar se Kosova është në kryqëzim kritik dhe sipas tij, duhet të bëjë zgjidhje të guximshme për të nxitur rritjen e saj ekonomike, për t’i vazhduar të arriturat në sundimin e ligjit dhe për t’iu afruar edhe më shumë integrimit evropian.

LEXO EDHE: Ëndrrat e mia për Kosovën

“Pas tri vjetëve të ngarkuara me punë dhe të frytshme në Kosovë, jam mirënjohës që pata rastin t’i shërbejë vendit tim në partneritetin e tij me vendin tuaj. Po largohem nga këtu me ndjenja shprese, megjithatë më duhet të them se Kosova është në kryqëzim kritik dhe duhet të bëjë zgjidhje të guximshme për të nxitur rritjen e saj ekonomike, për t’i vazhduar të arriturat në sundimin e ligjit dhe për t’iu afruar edhe më shumë integrimit evropian. Potenciali i bollshëm i Kosovës mund të kontribuojë për të ardhmen e ndritur nëse udhëheqësit i bëjnë zgjidhjet e duhura”, ka shkruar Delawie mes tjerash në editorialin e botuar në gazetën “Zëri”.