VV-ja po mobilizohet për protesta ndaj Thaçit

Aktuale September 17, 2018 - 20:37
Lexo detajet

Lëvizja Vetëvendosje tashmë e një kohë është duke përmendur organizimin e protestave për të kundërshtuar dialogun e Kosovës me Serbinë e ku si temë pritet të jetë edhe korrigjimi i kufijve të të dyja vendeve, shkruan “Zëri.info”.

Kjo parti është duke organizuar tubime me qytetarë e ku si temë bisedimi kanë pikërisht temën e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

LEXO EDHE: Mustafa tregon nëse LDK do të marrë pjesë në protestat e paralajmëruara nga VV-ja

“Pazareve me Serbinë që po tenton t'i bëjë presidenti Thaçi ne po i përgjigjemi me mobilizim qytetarë gjithandej nëpër Kosovë. Aventurës së tij kokë në vete ne do t'i përgjigjemi me vullnetin e popullit. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë më të gatshëm se kurrë t'i japin fund të keqës”, thuhet në një postim në faqen zyrtarë të kësaj partie në “Facebook”, ku janë të bashkangjitura disa fotografi. /ZËRI