Mustafa tregon nëse LDK do të marrë pjesë në protestat e paralajmëruara nga VV-ja

Aktuale September 17, 2018 - 20:08
Lexo detajet

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka dal para mediave e ku ka folur lidhur me vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, për organizimin e protestave nga VV-ja si për deklaratat e zyrtarëve partiak, shkruan “Zëri.info”.

Mustafa ka konfirmuar se LDK nuk do të jetë pjesë e protestave të VV-së pasi që në këto moment nuk i shohin të arsyeshme këto protesta.

LEXO EDHE: Mustafa: Fillimisht le të na njoh Serbia me këta kufij, më pas flasim për korrigjim

“Ne si LDK mund të organizojmë protesta dhe për to mund të bashkëpunojmë edhe me partitë e tjera. Nuk e konsiderojmë që tash kemi nevojë të dalim në rrugë dhe të protestojmë për këto çështje. Në atë moment kur LDK0- e sheh të nevojshme se duhet të protestohet për një cështje atëherë do të dalin dhe do të marrim përgjegjësi për to”, ka thënë Mustafa.

Tutje ai ka folur edhe për sondazhet të cilat e nxjerrin LDK-në partinë e parë në vend.  

LEXO EDHE: Mustafa: Nuk e sanksionojmë fjalorin e Hazirit ndaj Osmanit

“Po më vjen mirë që ne po dalim në sondazhe si parti e parë mirëpo unë nuk e nij veten shumë të vetëkënaqur për këtë fakt që kemi dalur të parë dhe të shkojmë në zgjedhje. Ne jemi për të shkuar në zgjedhje për të dalur nga ky kollaps e asnjëherë për të kërkuar zgjedhje për shkak se kemi dal në sondazhe të parët”, ka thënë ai. /ZËRI