Veseli: MSA-ja është hapi kryesor drejt BE-së, nuk kemi kohë për të humbur

Aktuale September 17, 2018 - 16:21
Lexo detajet

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka falënderuar anëtarët e Parlamentit Evropian të pranishëm në sallë për vendimin pro liberalizimit të vizave raporton "Zeri.info".

"Ky takim i radhës që po mbahet mes dy komisioneve tona bëhet në atmosferën shumë pozitive të krijuar pas përgjigjes pozitive që ka marr Kosova nga Parlamenti Evropian për liberalizim të vizave. Ju falënderoj për pjesëmarrjen në votim dhe votës pro për vizat e Kosovës. Ne u jemi shumë mirënjohës", tha Veseli

 LEXO EDHE: Veseli flet për median serbe, tregon rezultatet e dialogut mes dy vendeve

Ai tha edhe që marrëveshja e Stabilizim Asocimit është hap tejet i rëndësishëm për Kosovën, që duhet të përmbushet pa vonesa.

"Marrëveshja e MSA-së është hapi më i rëndësishëm i Kosovës drejt misionit të saj drejt BE-së, ne besojmë në këtë mision dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Jemi të vetëdijshëm që na duhet punë e vazhdueshme në përmbushjen e standardeve dhe reformave të kërkuara nga BE-ja", tha Veseli duke shtuar se "Nuk kemi kohë për të humbur për ti justifikuar vonesat tona"/zëri