Limaj: S’do të ketë Republikë Serbe në Kosovë (VIDEO)

Aktuale September 11, 2018 - 10:25
Intervistë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”, thënë se Kosova është kundër ndryshimit të kufijve, ndërsa duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe zëvendëskryeministri ka thënë se nuk do të pranohet një Republikë Serbe brenda Kosovës, pasi sipas tij ky do të ishte shkatërrim për Kosovën.

LEXO EDHE: Limaj: Jam i gatshëm t’ia dorëzoj dialogun opozitës

Zëri: Një temë tjetër është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Duke i parë procesverbalet e ekipit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit, a prisni që propozimi të jetë për një Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe a do të tolerohet kjo?

Limaj: Mund të shkruajnë çfarë të duan, por e thashë që në Kosovë nuk do të ketë një Republikë Serbe. Kjo është e barabartë ta shkatërrojmë shtetin. Nuk besoj që ka personalitet zyrtar, grup ose çfarëdo qoftë që pranon ta rrënojë shtetin e vet. Kjo është përtej asaj që nuk mund të lëvizim. Kjo është përtej asaj që mund ta bëjë Kosova. Ne jemi të gatshëm ta zbatojmë pikë për pikë, ta zbatojmë atë që e ka thënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe këtu mbyllet çështja e Asociacionit?