Haliti i pikëlluar për vdekjen e Demaçit

Aktuale July 26, 2018 - 19:30
Detajet

Sot ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Me këtë rast qytetarë të shumë si dhe politikanë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e tij. I tillë ka qenë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, raporton “Zëri.info”.

Ai ka shkruar se ndihet shumë i pikëlluar për vdekjen e Demaçit dhe se atë e kishte pasur idol gjatë gjithë jetës së tij.

LEXO EDHE: Thaçi: Është e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës ka ndërruar jetë

“Lajmi për vdekjen e simbolit të rezistencës dhe çlirimit të Kosovës, frymëzuesit të gjeneratave të tëra për liri, të drejta njerëzore dhe kombëtare, më goditi rënd. Adem Demaçin e kisha idol gjatë gjithë jetës. Dhe, pata fatin e madh, që gjatë bashkëpunimit me të, të mësojë se si duhen Atdheu e Kombi. Ikonat si Demaçi rrallë lindin. Baca Adem do t’i mungojë jo vetëm familjes, por të gjithëve. Do t’i mungojë Kosovës dhe gjithë Kombit. Ngushëllime familjes, bashkëveprimtarëve dhe gjithë Kombit! Prehu në paqë, Baca im i shtrenjtë!”, ka shkruar Haliti në “Facebook”. /ZËRI