Thaçi: Është e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës ka ndërruar jetë

Aktuale July 26, 2018 - 18:56
Detajet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas vdekjes së veprimtari të çështjeve kombëtare, Adem Demaçit ka reaguar duke shkruar në “Facebook”, se është e vështirë që të pranohet vdekja e tij, raporton “Zëri.info”.

Sipas Thaçit, Demaçi ishte i pathyeshëm dhe i papërkulur në çdo sfidë.

LEXO EDHE: Haradinaj për Demaçin: Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd

“Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Thaçi. /ZËRI