Haradinaj për Demaçin: Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd

Aktuale July 26, 2018 - 18:41
Detajet

Sot në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë akademiku, profesori dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Me këtë rast kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij teksa ka thënë se atdheu do ta nderojë atë përjetësisht për kontributin që ai ka dhënë për të, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Kush ishte Adem Demaçi?

“ Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd”, ka shkruar Haradinaj. /ZËRI