Rasti i rëndë në Shkodër, flet motra e Alma Arrazit: Ergysi vazhdimisht e ofendonte

Rasti i rëndë në Shkodër, flet motra e Alma Arrazit: Ergysi vazhdimisht e ofendonte

Aktuale May 07, 2024 - 00:08

Nga policia mësohet se familjarë të Alma Arrazit kanë deklaruar se konflikti mes çifti ka ndodhur qe prej disa muajsh.

Sipas tyre 31-vjeçari, Ergys Arrazi, kishte një lidhje jashtëmartesore me një vajzë.

Sipas motrës së Alma Arrazit, kjo e fundit kishte parë edhe disa video që Ergysit ja dërgonte vajza me te cilën kishte krijuar lidhje jashtëmartesore.

Motra e Almës ka deklaruar se Ergysi vazhdimisht e ofendonte.

“Ergysi kishte një lidhje jashtëmartesore. Ai vazhdimisht e ofendonte Almën. Motra kishte parë disa video që Ergysit ia dërgonte e dashura”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratave të bëra nga motra e Alma Arrazit, 31-vjeçari e kishte kërcënuar Almën dhe se kishin vazhdimisht konflikte pasi sipas saj, kishte krijuar edhe një lidhje jashtëmartesore. /abcnews