Thaçi nga Ankaraja sjell lajme të mira për vizat

Aktuale July 09, 2018 - 21:31
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Turqi për arsye të marrjes pjesë në inaugurimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayp Erdogan, raporton “Zëri.info”.

Atu ai është takuar me lider të ndryshëm të vendeve të ndryshme por edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se është takuar edhe me komisionarin e BE-së për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoluos i cili sipas Thaçit i ka premtuar që sa më shpejtë do të hiqen vizat për Kosovës.

LEXO EDHE: Thaçi takim me kryeministrin rus, reagon Vlora Çitaku

Ja postimi i plotë i tij:

Edhe Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos më konfirmoi se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë.

 

Qytetarët e Kosovës me padurim presin që ky proces të përmbyllet, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kosova meriton të bëhet pjesë e mobilitetit në Evropë. HTH. /ZËRI