Thaçi takim me kryeministrin rus, reagon Vlora Çitaku

Aktuale July 09, 2018 - 20:38
Detajet

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e ka reaguar pas takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thacit me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev. Ajo në “Twitter”, ka shkruar se ky është ‘lajm’, shkruan “Zëri.info”.

“Tani, ky po që është lajm. Për herë të parë, Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Rusisë nën të njëjtën çati, duke bashkëbiseduar. Ndodhi sot në Ankara”, ka shkruar Çitaku.

LEXO EDHE: Thaçi takon Kryeministrin e Rusisë Dmitry Medvedev

Bashkëbisedimin me kryeministrin e Rusisë, presidenti Thaçi e ka konsideruar si një mundësi për të vendosur komunikim fillestar mes dy vendeve.

“Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona”, deklaroi Thaçi pas takimit me Medvedev. /ZËRI